Donat Rrudhani ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Reprezentuesi i Kosovës ka sjell shumë rrëfime emocionale, mes tyre edhe si u detyruan të largoheshin nga vendi për një jetë më të mirë dhe si përfunduan në burg.
“Prindërit janë konsultuar me neve, fëmijëve, na kanë treguar idenë që e kanë (për t’u larguar nga Kosova”, ka thënë fillimisht Rrudhani.
“E di që arsyeja kryesore (për ta lëshuar vendin) ka qenë shkaku im, shkaku i karrierës sime në futboll”.
“Babi gjihtmonë e ka pasë andërr me ma ofru atë mundësinë, që sadopak për tre-katër muaj që të provoj vetën në futboll dhe të kthehemi, pasi shtëpinë këtu e kishim”, ka vazhduar Rrudhani rrëfimin e tij, duke treguar më pas edhe si përfunduan në burg.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Rrudhani i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/