Telegrafi

Në Britani të Madhe kapet kokainë me vlerë 100 milionë funte – e fshehur në banane

Zyra e Brendshme në Britani të Madhe ka identifikuar në një dërgesë kokainë me vlerë prej 100 milionë funte të fshehur në banane.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, droga e cila peshonte më shumë se një ton, u zbulua gjatë inspektimeve rutinë nga London Gateway, në Essex të Anglisë më 12 nëntor.

Dërgesa thuhet se e kishte origjinën në Kolumbi dhe ishte nisur për në Antwerp në Belgjikë, sipas zyrtarëve të doganave.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se zbulimi ishte një “goditje e rëndësishme për grupet e përfshira në krimin e organizuar”.

Bastisja pason me zbulimin e 1,155 kilogramë të kokainës gjatë muajit shtator nga oficerët e Forcave Kufitare të Britanisë së Madhe. /Telegrafi/