Telegrafi

Në Big Brother VIP Albania do të rikthehen katër nga banorët e eliminuar

Foto: Screenshot/Facebook

Big Brother VIP Albania ka vendosur që të rikthejë në shtëpi katër nga banorët e eliminuar.

Në kuadër të një televotimi nga publiku, më të votuarit është thënë do të rikthehen në shtëpi.

Megjithatë, konkurrentëve iu janë vënë disa kushte, të cilave nuk ka dyshim se duhet t’i përmbahen.

Foto: Screenshot/TopChannel

“Nëse njëri prej tyre arrin në finale ka të drejtë të fitojë 10 mijë euro”, është një nga kushtet.

Ndërkohë, Arbana në njoftim shtoi po ashtu se: “Asnjëri prej tyre nuk duhet të japë informacion nga jashtë pasi do të ketë përjashtim të menjëhershëm”.

Lexo po ashtu Antoneta Koci lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Nga BBVA sonte (e shtunë) në natën e sotme u largua me dëshirë Olta Gixhari duke theksuar se ka qenë në një gjendje më të rëndë emocionale.

Veç tjerash, Antoneta Koci u eliminua nga Big Brother në një televotim me Qetsorin dhe Keisi Medinin.

Pritet të shihet në vazhdim se cilët banorë do të votohen më shumë për t’u futur brenda. /Telegrafi/