Manchester United është shumë afër që ta kompletojë transferimin e Harry Maguires, derisa ka arritur marrëveshje me Leicesterin që t’i paguajë 92 milionë euro.
Lojtari 26-vjeçar do të futet në librin e rekordeve, pasi do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Mbrojtësi anglez do ta kalojë Virgil van Dijkun që kaloi te Liverpooli nga Southamptoni për 85 milionë euro, e natyrisht se do të pritet shumë nga ai.
Por, gjërat që nga tani mund të mos jenë në favor të Maguires, duke u bazuar në statistikat që i kishte lojtari në sezonin e kaluar.
SunSport ka krahasuar statistikat e mbrojtësit të Leicesterit me ato që Shkodran Mustafi i kishte te Arsenali.
Në bazë të tyre, mbrojtësi shqiptar me nënshtetësi gjermane, del të jetë më i mirë se Maguire në shumë aspekte.
Maguire vs Mustafi
Ndeshje të zhvilluara: 31 – 31
Golat e pranuar: 40 – 40
Bllokimet: 18 – 17
Ndërprerje të aksioneve: 37 – 58
Ndërhyrjet: 31 – 62
Duelet e fituara: 17 – 45
Ndërhyrjet e suksesshme: 55% – 73%
Largimet nga zona e rreptësisë: 152 – 161
Largimet me kokë: 77 – 106
Duelet e fituara në zonë: 118 – 123. /Telegrafi/