Një person në fshatin Banjskë të Zveçanit ka dorëzuar në polici një armë.
Rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 10:00.
“Nga i dyshuari mashkull kosovar është sekuestruar një pistoletë të cilën i njëjti e ka sjellur në stacion policor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/