Telegrafi

Në atlaset e Murat Mehës, kufiri është deri në Çakorr (Foto)

Ndonëse tash pretendon se kufiri i Kosovës me Malin e Zi është shumë më poshtë se maja e Çakorrit, kryetari i Komisionit Qeveritar për përcaktimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe fqinjit të tij perëndimor, Murat Meha nuk ka menduar kështu edhe më herët.

Në një atlas shkollor, më të cilin shërbehen nxënësit kosovarë, autor i të cilit është Meha, rezulton se kufiri i Kosovës me Malin e Zi ka qenë në Çakorr.

Telegrafi ka siguruar disa pjesë nga ky atlas përmes të cilit ilustrohet qartë se deri ku është “mexha” e Kosovës, sipas profesorit universitar Murat Meha.

Tema e demarkacionit të kufirit në mes dy shteteve tash e disa muaj është bërë mollë sherri në mes klasës politike kosovare.

Derisa pushteti e pranon vlerësimin e Komisionit që është marrë më përcaktimin e vijës kufitare në mes dy shteteve, opozita këmbëngul se përmes këtij vendimi Kosovës po i bëhet një tradhti e madhe, sepse sipas tyre, shtetit fqinj po i falen disa mijëra hektarë tokë e Kosovës./Telegrafi/