Site icon Telegrafi

Në Angli e vlerësojnë si jo reale shumën që kërkon Liverpooli për shitjen e Shaqirit

Xherdan Shaqiri. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Xherdan Shaqiri pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli kosovar pritet të largohet nga kampionët në fuqi të Evropës pas dy viteve të kaluara në Anfield.

Përderisa viti i parë mund të thuhet i mirë në aspektin personal, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për të dytin.

Gjilanasi ka pasur probleme të mëdha me lëndime, por edhe kur ishte i gatshëm nuk preferohej nga Jurgen Klopp që e ka aktivizuar në vetëm 10 takime në të gjitha garat.

Megjithatë Liverpooli e ka nxjerrë në shitje reprezentuesin e Zvicrës dhe i ka vendosur çmimin e largimit prej 30 milionë euro.

Xherdan Shaqiri. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Mediat angleze kanë shkruar se ky çmim i kërkuar nga Liverpooli nuk është real, pasi vlera e Shaqirit është rreth 18 milionë euro.

Gjithsesi The Reds duan që nga shitja e gjilanasit të fitojnë 30 milionë euro, dyfishin e asaj që kishin paguar në vitin 2018 për ta transferuar nga Stoke City.

Interesim për anësorin kanë shfaqur Roma, Sevilla dhe Galatasaray. /Telegrafi/

Exit mobile version