Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka bërë të ditur se në aktivitetin e Partisë Socialdemokrate (PSD) janë arrestuar disa aktivistë si dhe janë lënduar disa të tjerë.
Kuçi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se të arrestuar janë: Frashër Krasniqi, Qëndrim Sahiti, Zgjim Hyseni, Agron Kabashi, Nol Nushi
Siç bëri të ditur zëdhënësja e PSD të lënduar nga spreji lotsjellës janë disa aktivistë, ndër ta edhe Teutë Rrusta, Arbërie Krasniqi.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në aktivitetin që ishin duke mbajtur anëtarët e Partisë Socialdemokrate në sheshin Skënderbeu, ku kishin filluar të hedhin ngjyrë në drejtim të objektit të Qeverisë.
Aktivistët e PSD në ndërtesën e qeverisë kanë shkruar “Gjakderdhje financiare” dhe të njëjtën kanë hedhur ngjyrë të kuqe.
Në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. /Telegrafi/