Njësia policore gjatë patrullimit në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 13:45 në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Tutje bëhet e ditur se nuk raportohet për të persona të arrestuar, por rasti është duke u hetuar.
Ndërkaq, rasti është cilësuar “armëmbajtje pa leje”.
“Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/