Site icon Telegrafi

Në acarimin e marrëdhënieve mes Erdoganit dhe Macronit, ndërhyn edhe Borrell

Ministri i Jashtëm BE-së, Josep Borrell përshkroi kritikat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ndaj homologut francez, Emmanuel Macron si “të papranueshme” dhe i bëri thirrje Ankarasë “të thyejë spiralen e rrezikshme të konfrontimit”.

“Fjalët e Presidentit Erdogan drejtuar Macronin janë të papranueshme. I bëj thirrje Turqisë që t’i jep fund kësaj spirale të rrezikshme të konfrontimit”, shkroi Borrell përmes llogarisë në Twitter.

Lexo po ashtu Erdogan nuk ndalet: Macron ka humbur, ai duhet të kontrollohet

Erdogan të shtunën vuri në dyshim “shëndetin mendor” të Macronit mbi qëndrimin ndaj myslimanëve.
Prandaj, Franca tërhoqi në konsultime ambasadorin e saj në Turqi.

Borell gjithashtu iu referua Këshillit Evropian në fillim të muajit, në të cilin udhëheqësit evropianë u përpoqën të ulnin tensionet në marrëdhëniet me Turqinë.

Lexo po ashtu Erdogan e vë në pikëpyetje shëndetin mendor të Macronit, Franca tërheq ambasadorin e saj nga Turqia

Ata ofruan të përmirësojnë bashkëpunimin në zona të caktuara dhe t’i japin një shtysë të re bashkimit doganor nëse Turqia ndalon eksplorimin e gazit në ujërat mesdhetare të pretenduara nga Greqia dhe Qipro. /Telegrafi/

Exit mobile version