Telegrafi

Në 24 orët e fundit, Ukraina raporton se kishte 91 “angazhime luftarake” me forcat pushtuese ruse përgjatë vijës së frontit

Në 24 orët e fundit, Ukraina raportoi 91 “angazhime luftarake” me forcat pushtuese ruse përgjatë vijës së frontit.

Dhe këto informata janë dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

Siç raporton mediumi ukrainas, në total, armiku lëshoi dy raketa dhe 80 sulme ajrore, si dhe 85 sulme me raketa të shumta, në pozicionet e trupave ukrainase dhe në zonat e populluara.

“Sulmet terroriste ruse shkaktuan viktima civile dhe shkatërrim në infrastrukturën civile”, thuhet në raport.

Në të njëjtën kohë, forcat e mbrojtjes ukrainase shkatërruan një raketë ruse të drejtuar Kh-59.

Gjithashtu, nga orët e para të së enjtes, rusët lëshuan 18 dronë sulmues Shahed-136/131, nga të cilët 15 “u kapën”.

Siç është thënë më tej, ndër tjerash, në drejtimin Melitopol, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës vazhdojnë të shkaktojnë në mënyrë aktive humbje në fuqi njerëzore dhe pajisje te forcat ruse.

Ndërsa në drejtimin Kherson, ukrainasit mbajnë pozicione të fituara në bregun e majtë të Dnipro, duke u përfshirë në luftime dhe duke shkaktuar dëme në anën e armikut. /Telegrafi/