Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 67 aksidente trafiku, ku 24 prej tyre ishin me persona të lënduar.
Brenda 24-orëve u regjistruan edhe 43 aksidente vetëm me dëme materiale, transmeton Telegrafi.
Policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 740 tiketa për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Ndërsa, janë arrestuar 14 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/