Telegrafi

Në 24-orët e fundit në Kosovë ndodhën 48 aksidente trafiku dhe u arrestuan 30 persona

Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, 16 prej tyre me persona të lënduar kurse në 32 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës, thuhet se në 24-orët e fundit janë shqiptuar edhe 1 mijë e 552 tiketa trafiku, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe 3o persona, 17 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/

Fotografi ilustruese: