Site icon Telegrafi

Në 24-orët e fundit në Kosovë ndodhën 30 aksidente trafiku dhe u arrestuan 11 persona

Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 30 aksidente në komunikacion, 18 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 12 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 987 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia bën të ditur se ka arrestuar edhe 11 persona. 6 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version