Telegrafi

Në 24 orët e fundit, arrestohen 19 persona dhe shqiptohen 1,389 tiketa trafiku

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar me arrestimin e personave që kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe shqiptimin e gjobave për ata që kanë shkelur rregullat e komunikacionit.

Gjatë këtij 24 orëshi, policia ka arrestuar 19 persona, ku prej tyre 11 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 5 prej tyre për vuajtje të dënimit.

Po ashtu janë shqiptuar 1,389 tiketa trafiku./Telegrafi/