Bilanci energjetik për vitin 2018 vlerëson se Maqedonia do të harxhoj më tepër energji të përgjithshme në vitin 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Parashikimet flasin për një rritje prej 2.7% të harxhimit të energjisë. Më së shumti rritje do të ketë në harxhimin e derivateve të naftës, 51,5%, pastaj energjia elektrike, 28%, bioenergjia, 10,5%, dhe qymyri 5,3%.
Nga harxhimi i përgjithshëm i energjisë, 39% do t’i faturohet komunikacionit, 27% industrisë, 26% amvisërisë, 5% sektorit komercial dhe shërbyes, 1% bujqësisë. Pritet që energjia elektrike e prodhuar të arrij në 5.766 megavat orë, ose 3% më shumë se viti 2017./Telegrafi/