Telegrafi

Ndryshon renditja, Selena është personi më i ndjekur në Instagram (Foto)

Këngëtarja amerikane, Selena Gomez, është bërë personi me më së shumti ndjekës në rrjetin social Instagram.

Bukuroshja e famshme arriti të kalojë shoqen e saj, Taylor Swift, që deri tani ishte mbretëresha e këtij rrjeti social.

Selena udhëheq ‘ligën’ e Instagramit me 69.6 milionë ndjekës, ndërsa Swift ka mbetur prapa me 69.3 milionë.

Kim Kardashian është e treta në listë me 63.6 milionë ndjekës.