Telegrafi

Ndryshon moti, shi e erë në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, transmeton Telegrafi.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi. Shi do të bie me intensitet mesatar deri të lartë , duke përfshirë tërë territorin e Republikës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu IHK bën të ditur se do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja mesatare deri e fortë.  /Telegrafi/