Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat ditën e parashihen që në disa vende të sjellin riga lokale.
IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë celsius, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, IHMK njofton se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-13 m/s. /Telegrafi/