Joao Felix është bërë lojtari i pestë më i shtrenjtë në botë pas transferim te Atletico Madridi të mërkurën mbrëma.
Sensacioni portugez përfundoi me sukses transferimin nga Benfica te Atletico Madridi për një shifër të raportuar prej 126 milionë eurosh.
Transferimi i 19-vjeçarit përveç bujës të madhe, ka hyrë edhe në mesin e dhjetë transferimeve më të mëdha në botë.
Joao Felix është bërë lojtari i pestë më i shtrenjtë në histori, duke parakaluar në listë emra të njohur futbollistësh.
I pari vazhdon të mbetet Neymar, transferimi i të cilit nga Barcelona te Paris Saint-Germain kushtoi 222 milionë euro.
Pas tij vijnë Kylian Mbappe në vend të dytë, Philippe Coutinho i treti, ndërsa Ousmane Dembele renditet i katërti.
Në vendin e gjashtë pas Felix vjen Cristiano Ronaldo, ndërsa në ‘top 10’ gjenden edhe Paul Pogba, Gareth Bale, Eden Hazard dhe Gonzalo Higuain. /Telegrafi/
One of the most expensive signings ever.
19 years old. pic.twitter.com/k3Jmw6NyyB
— B/R Football (@brfootball) July 3, 2019