Telegrafi

Ndryshon festa për fituesin e Ligës së Kampionëve dhe Europa League

UEFA ka konfirmuar se trofeu i Ligës së Kampionëve nga ky sezon do t’i jepet në fushë skuadrës fituese.

Derisa në vitet e kaluara ekipi triumfues është dashur të ngjitej shkallëve para se t’i merrte medaljet dhe të merrte trofeun, tash e tutje ceremonia do të zhvillohet në fushë.

Ndërsa përveç Ligës së Kampionëve, e njëjta praktikë do të aplikohet edhe në finalen e Europa League dhe finalen e Ligës së Kampionëve për femra.

Real Madridi e fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar (CNN)

“Fusha është skena e lojtarëve dhe është shumë më e përshtatshme për t’i festuar arritjet e tyre atje”.

Lexo po ashtu BT Sport transmeton falas finalen e LK-së dhe atë të Ligës së Evropës

“Njëherësh, është më mirë që zyrtarët të zbresin poshtë nga tribunat te lojtarët – në arenën e tyre dhe t’i respektojnë duke ua prezantuar trofeun dhe medaljet mbi fushën e lojës”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Juventusi dhe Real Madridi luajnë në finale të Ligës së Kampionëve këtë sezon (3 qershor), kurse në finalen e Europa League ndeshen Manchester Unitedi dhe Ajaxi (24 maj). /Telegrafi/