Telegrafi

Ndryshimi në sjellje me banorët pas rihyrjes në BBVA, Kiara: Kam kuptuar gjëra jashtë që më kanë zhgënjyer

Kiara Tito ishte një prej katër ish-banorëve që u rikthyen në Big Brother VIP Albania për të vazhduar garën për çmimin e madh.

Por, hyrja e saj nga pjesa më e madhe e banorëve që komentuar duke thënë se ajo duket më ndryshe, arrogante dhe më e ftohtë ndaj tyre.

Ata kanë komentuar edhe lidhjen e saj me Luizin teksa thanë se është më e afër me të dhe nuk i ndahet për asnjë moment.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Sipas tyre qëndrimi i saj për një javë jashtë shtëpie ka ndikuar që ajo të kthehet kundër pjesës më të madhe

Në lidhje me këtë, Kiara u shpreh se nga gjërat që ka parë jashtë është zhgënjyer nga pjesa më e madhe e banorëve pasi sipas saj nuk ka fituar asgjë kur ka qëndruar e qetë dhe e heshtur.

Foto: Screenshit/Big Bgother VIP Albania

“Jam kthyer me një siguri më të madhe, jam më e qetë, nëse shihni më të tërhequr, nëse nuk kalojë kohë më shumë me unë është e drejta ime, thjeshtë kam kuptuar disa gjëra që jam zhgënjyer, duke qenë ashtu siç ishe nuk përfitova asgjë vetëm më shkelën, unë i ka dal kundër Luizit dhe iu kam mbrojtur juve dhe çfarë kam fituar”, ka thënë Kiara.

Lexo po ashtu “Nëse dikush po e zëvendëson Oltën, ajo është Kiara”” - Efi dhe Kiara përplasen me njëra-tjetrën

Ndryshe nga banorët e tjerë, Luizi tha se ai e pëlqen Kiarën që është bërë tani sepse sipas tij pjesa më e madhe e banorëve e meritojnë këtë reagim të saj dhe se ajo është e zhgënjyer nga ta. /Telegrafi/