Këngëtarja amerikane, Nicole Scherzinger, ditë më parë ka treguar në rrjetet sociale modelin e ri të flokëve dhe ka shkaktuar një ortek reagimesh.
Ajo vendosi t’i presë flokët dukshëm më të shkurtër. Në imazhet e shpërndara në Instagram kishte veshur një fustan të ngushtë që i vinte në pah dekoltenë, ndërsa dukjen e kompletoi me grim të theksuar dhe stoli.
Fansat janë shprehur me opinione të ndara për ndryshimin e saj:
“Nuk më pëlqen. Duket e moshuar”
“Më falni, por flokët e gjatë janë emblema jote”
“Dukesh si një ‘drag queen'”
“Nuk mund ta besoj sa të vrazhdë janë njerëzit”
“Ti nuk ke asnjë të metë”
“Bëre zgjedhje të shkëlqyer”
Nicole njoftoi këtë verë se Thom Evans i propozoi asaj në Havai. Çifti filloi lidhjen në vitin 2019, ndërsa ishin njohur në xhirimet e spektaklit “The X Factor: Celebrity”.
“Është një bekim të jesh në një marrëdhënie dashurie normale dhe të shëndetshme”, kishte deklaruar artistja vitin 2020 në një intervistë për revistën Extra. /Telegrafi/