Këngëtari i njohur Young Zerka u bë shumë i pëlqyer në vitin 2013 ku për herë të parë solli në tregun shqiptar një stil tjetër të të kënduarit xhamajkan.
Ishte bashkëpunimi “Roll” me Dhurata Dorën i cili i hapi dyert më pas edhe drejt shumë bashkëpunimeve tjera të suksesshme me artistë të tjerë.
Por, për të gjithë ata që nuk e dinë, nuk ishte viti 2013 kur artisti filloi karrierën e tij, kjo pasi ai është paraqitur edhe disa herë më parë në festivalin “Top Fest”, me këngë solo të cilat edhe pse të bukura, nuk e kanë prekur asnjëherë finalen e “Top Festit”.
Ai ka qenë shumë ndryshe më parë edhe në pamje, dhe këtë gjë e ka vërtetuar edhe nëpërmes një fotografie të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram.
Vite më parë Young Zerka nuk i kishte flokët e gjata dhe kaçurrela si dhe ishte shumë më i dobët se sa sot, me pak fjalë nëse shikojmë fotografitë dhe paraqitjet e tij ndër vite, nuk do ta njohim! /Telegrafi/
Disa nga paraqitjet e këngëtarit Young Zerka ndër vite në festivalin “Top Fest”: