Ai është njëri nga reperët më të pëlqyer në trojet shqiptare.
Bëhet fjalë për artistin nga Drenica, Don Xhonin, i cili tashmë ka ndërtuar një karrierë dhe pëlqehet mjaft shumë për këngët që sjell.
Veç kësaj, këngëtari komentohet shpesh edhe për paraqitjet e pamjen e jashtme.
I njëjti duket se ka bërë një ndryshim në dukje pasi ka mbjellë flokët.
Nëse shihni klipin e fundit të tij me Dhurata Dorën “Lej”, ai vërehet dukshëm për transformimin.
Sidoqoftë, Don Xhoni edhe në vitin që lamë pas ka qenë shumë i angazhuar me projekte muzikor.
Mes tjerash, ishte shumë i kërkuar edhe në mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/