Telegrafi

Ndryshimet në qeveri, Kuvendi i Shqipërisë miraton sot dekretet, më pas ministrat betohen në Presidencë

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot dekretet e Presidentit Bajram Begaj me emrat e ministrave të rinj. Dekretimi i tyre u miratua të shtunën nga presidenti, disa ditë pasi u propozuan nga kryeministri Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.

Seanca e Kuvendit do të zhvillohet sot në orën 14:00 dhe dekretimi i ministrave të rinj është pika e parë e rendit të ditës.

Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës.

Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që vijnë:

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi. /Telegrafi/