Site icon Telegrafi

Ndryshimet fiskale, vetëm për mbushje të arkës së shtetit!

Nga 1 shtatori i këtij viti, ka filluar zbatimi i pakos së re fiskale, e cila gjatë muajit të parë vlerësohet se ka shkaktuar një lloj kaosi sa i përket zbatimit të ndryshimeve.

Edhe pse zyrtarët kompetentë thonë se pakoja e re fiskale do të ketë ndikim në uljen e çmimeve dhe do t’ua lehtësojë jetesën qytetarëve, njohësit e çështjeve ekonomike e kundërshtojnë një pohim të tillë duke thënë se në praktikë nuk po ndodhë që të ketë ulje të çmimeve, transmeton KosovaLive.

Madje, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, Qeveria i ka bërë këto ndryshime vetëm për ta rritur arkën buxhetore, e jo për të ndihmuar bizneset dhe konsumatorët.

Exit mobile version