Gresa Pallaska është ndër aktoret më të pëlqyera në vendin tonë.
Me bukurinë që e karakterizon dhe profesionalizmin në skenë e projekte filmike dhe televizive, aktorja është edhe ndër më të angazhuarat, transmeton Telegrafi.
Ndryshimet e saj në role janë drastike sa që ndonjëherë edhe nuk njihet.
Veç si aktore Gresën e kemi parë shpeshëherë edhe në rolin e prezantueses, ndërsa së fundmi është e angazhuar në projektin televiziv “Çka ka shpija”./Telegrafi/