Telegrafi

Vazhdojnë ndryshime te Gjilani: Pas transferimit të Hadzibulic, largohen Hyseni dhe Sadriu

Klubi i Gjilanit është mjaft aktiv këtë afat kalimtar dimëror.

KF Gjilani me anë të postimeve në rrjetet sociale ka konfirmuar lëvizjet.

Fillimisht është konfirmuar largimi i dy lojtarëve, Edon Sadriu dhe Ergon Hyseni, të dy lojtarë nga Ferizaj.

Gjilani dje e ka prezantuar prurjen e re nga Novi Pazari.

Bëhet fjalë për futbollistin me përvojë, Semir Hadzibulic, i cili ka nënshrkuar kontratë deri në verën e vitit 2020.

Lexo po ashtu Zyrtare: Gjilani nënshkruan me mesfushorin Semir Hadzibulic  

Më parë ky futbollist ka qenë pjesë e Ki Klaskvik nga Ishujt Faroe.

Gjilani me këto ndryshime konfirmon pretendimet për të përmirësuar renditjen tabelare në stinorin pranveror. /Telegrafi/