Klubi i Gjilanit është mjaft aktiv këtë afat kalimtar dimëror.
KF Gjilani me anë të postimeve në rrjetet sociale ka konfirmuar lëvizjet.
Fillimisht është konfirmuar largimi i dy lojtarëve, Edon Sadriu dhe Ergon Hyseni, të dy lojtarë nga Ferizaj.
Gjilani dje e ka prezantuar prurjen e re nga Novi Pazari.
Bëhet fjalë për futbollistin me përvojë, Semir Hadzibulic, i cili ka nënshrkuar kontratë deri në verën e vitit 2020.
Më parë ky futbollist ka qenë pjesë e Ki Klaskvik nga Ishujt Faroe.
Gjilani me këto ndryshime konfirmon pretendimet për të përmirësuar renditjen tabelare në stinorin pranveror. /Telegrafi/