Telegrafi

Ndryshim moti, paradite me diell pasdite priten shtrëngata dhe reshje shiu

Java e fundit e muajit gusht do të vazhdojë të shoqërohet me mot të nxehtë.

Në ditët e para të kësaj jave priten shtrëngata dhe reshje shiu.

Sot në vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët, pasdite priten shtrëngata me shi.

Temperatura maksimale pritet të jetë 31 gradë Celsius, kurse ajo minimalja pritet të jetë 16 gradë Celsius. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-11m/s.

Edhe gjatë ditëve tjera pritet të mbajë mot i ngjashëm me temperatura të larta. /Telegrafi/