Site icon Telegrafi

Ndriçimi i ndërtesës së Qeverisë me flamurin e Ukrainës, reagon ambasadori amerikan

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës mbrëmë u ndriçua me flamurin e Ukrainës, në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas për situatën në të cilën po kalojnë shkaku i konflikteve me Rusinë.

Lidhur me këtë veprim të Qeverisë, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Lexo po ashtu Deputetja ukrainase falënderon Kosovën

Hovenier përmes një postimi në Twitter ka shkruar se “SHBA-të dhe Kosova qëndrojnë së bashku me Ukrainën”.

Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë përmes një postimi në Twitter kishte shkruar se “pavarësisht se sa të errëta janë kohët dhe sa e vështirë është përpjekja, historia e favorizon të drejtin. Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne e ndriçuam ndërtesën e Qeverisë për ta shfaqur solidarizimin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës.” /Telegrafi/

Exit mobile version