Telegrafi

Ndoshta pak me vonesë, por Kim Kardashian vendosi t’ua urojë tani fansave Vitin e Ri me një fotografi provokuese në bikini

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Kim Kardashian është një prej femrave më me influencë në mbarë botën.

Ajo është e ndjekur nga miliona ndjekës në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Kim Kardashian (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Jo të pakta janë rastet kur Kardashian ndan me ndjekësit imazhe provokuese, duke vënë në dukje linjat atraktive apo produktet e reja kozmetike të saj.

Të mërkurën, Kim publikoi një tjetër fotografi provokuese me bikini, ku shfaqej mjaft tërheqëse ndërsa tregonte figurën trupore.

“Ndoshta pak me vonesë, por urime Viti i Ri”, shkroi Kardashian në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Pavarësisht vonesës, me të parë këtë fotografi tejet tërheqëse, fansat e super yllit e pranuan urimin e saj.

Ndonëse nënë e tre fëmijëve, Kim vazhdon të ruajë linjat duke sfiduar edhe vajzat e reja me paraqitjet e saj. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)