Telegrafi

Ndoqi nga afër një koncert të Dafina Zeqirit, Rina Balaj: Nuk mund të më bëjnë që të urrej ty

Disa nga artistët shqiptarë lirshëm mund të thuhet se kanë inate dhe për arsye të ndryshme nuk flasin me njëri-tjetrin.

Por, kjo nuk ndodh me të gjithë pasi ka nga ata që ruajnë marrëdhënie të mira dhe këtë e shfaqin kudo.

I tillë duket se është raporti mes Rina Balajt dhe këngëtares së famshme të estradës, Dafina Zeqirit.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja nga Istogu shihet se ka shijuar një nga koncertet e Dafinës në Prishtinë.

Ajo mes tjerash i ka dërguar edhe një lloj mesazh që bën të ketë vend edhe për dyshime.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Ata kurrë nuk munden të më bëjnë mua që t’iu urrej juve”, ka shkruar Balaj.

Rina pak ditë më parë solli projektin e ri “Kanarina” që momentalisht po pëlqehet nga publiku. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram