Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë pa dyshim dy prej personazheve më të diskutuar të momentit në shtëpinë e Big Brother VIP.
Që prej javës së kaluar, ata kanë filluar të shfaqin një afrimitet të madh, duke bërë kështu njerëzit të aludojnë për një lidhje të mundshme mes tyre.
E mesa duket, mbrëmjen e së enjtes aktori dhe këngëtarja e njohur e konfirmuan që janë çift.
Kjo pasi të shtrirë në shtrat, fillimisht Donaldi dhe Beatrix vendosën që ta kalojnë mbrëmjen pranë e pranë njëri-tjetrit.
Më pas, Donaldi nuk i ka rezistuar tundimit dhe i ka dhuruar puthjen e parë këngëtares Ramosaj.
Ajo është komentuar nga ndjekësit në rrjetet sociale si një “puthje e shumëpritur”, pasi kishte kohë që dyshja përqafoheshin, deri në momentin më intim të tyrin i cili u shënua mbrëmjen e së enjtes.
Donaldi është kritikuar nga shikuesit e spektaklit, ngase muaj më parë ai i dhuroi një puthje publikisht ish-të dashurës së tij, Bora Zemani – gjatë një vizite të kësaj të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ky çast sikur la të kuptohet se mes dyshes mund të ndodhë një ribashkim, por që me lidhjen e re që ka krijuar Donaldi, duket se tashmë është e pamundur. /Telegrafi/