Telegrafi

Ndodh puthja e parë në Big Brother VIP Kosova, Getinjo dhe Vivien nuk i rezistojnë tundimit

Foto: Big Brother VIP Kosova/Facebook

Ka tash e sa ditë që është vërejtur një afërsi e dukshme mes banorëve Getinjo dhe Vivien në Big Brother VIP Kosova.

Ata madje rrëmbyen vëmendjen e shikuesve ditëve të fundit, pasi së fundmi kishin vendosur të flenë pranë njëri-tjetrit.

Ndërsa mbrëmjen e së enjtes, reperi me prejardhje nga Ferizaj dhe bukuroshja nga Durrësi shkëmbyen puthjen e tyre të parë mes vete.

Foto: Big Brother VIP Kosova/Facebook

Dyshja nuk i rezistuan tundimit për të puthur njëri-tjetrin në një moment kur Vivien dukej mjaft emocionale përballë reperit, emri i vërtetë i të cilit është getoar Aliu.

Kjo shënon edhe puthjen e parë të shkëmbyer në ambientet e vëzhguara nga kamerat të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Mesa duket, dyshja në fjalë kanë vendosur që nga tani e tutje të rrugëtojnë si çift në këtë aventurë të tyre. /Telegrafi/