Xhuli Nura dhe Atdhe Xharavina po vazhdojnë të jenë dita-ditës më të afërt me njëri-tjetrin.
Ndërsa kanë shprehur hapur pëlqimin që kanë, ata po qëndrojnë vazhdimisht bashkë duke biseduar, qeshur e shpesh edhe duke ndarë puthje e përqafime.
Ata së fundmi kanë qenë të ulur së bashku në një kolltuk të mbështjellë me një batanije.
Në një moment, Atdheu i tha bukuroshes nga Drenica që të futet nën se ka për t’i treguar diçka.
Pavarësisht se të mbuluar, dyshja u duk sikur shkëmbyen puthje në bazë të lëvizjeve që bënë.
Kjo mbase mund të jetë puthja e parë e tyre, megjithëse janë shfaqur edhe në disa skena të tjera intime.
Veç kësaj, në BBVK janë krijuar edhe çifte të tjera si: Getinjo e Vivien dhe Gresa me Andin. /Telegrafi/