Super-vetura e një pasaniku arab, ka mbetur e bllokuar në një rrugë në Londër.
Bugatti Veyron me ngjyrë krem dhe vishje, është pëlqyer shumë nga kalimtarët, të cilët e kanë shfrytëzuar momentin që të fotografohen me të.
Mirëpo, kur pronari tij ka dashur të largohet, diçka nuk ka shkuar mirë.
Atë e kanë shtyrë disa meshkuj, të cilët ndodhën afër, derisa është ndezur vetura, transmeton Telegrafi.
Nga pamja e tyre në fytyrë, ata duket se nuk po e kanë bezdi që po e shtyjnë një veturë me kënde të lëmuara.
Epo, mundësitë janë të pakta që së paku të preket një veturë që kushton një milion e gjysmë euro. /Telegrafi/