Ky është momenti kur policët britanikë të “armatosur” vetëm me elektroshok, arrijnë të kapin adoleshentin dhe ta arrestojnë në afërsi të një shkolle.
Johniel Barrett, 19-vjeç, u përplas për toke dhe brenda çantës që e kishte me vete iu gjet një revolver me dy plumba, transmeton Telegrafi.
Gjithçka nisi kur atij i vihen pas policia derisa po lëvizte me një Volkswagen Polo të zi, dhe pasi e kupton se nuk ka nga t’ia mbajë del jashtë dhe fillon të vrapojë.
Pas një ndjekje si nëpër filma, ata arrijnë ta zënë dhe ta prangosin. Në çantën që e kishte, ia gjetën revolen e mbushur.
Ai është dënuar me pesë vite burgimin nga gjykata e Birminghamit, kurse pamjet janë filmuar nga aksioni i policisë përmes kamerave që i kishin të vendosura në uniformë zyrtarët policorë. /Telegrafi/