Telegrafi

Ndjekësit ia urojnë fejesën me Adrola Dushin, reagon Capital T: Më uroni kur të fejohem në të vërtetë

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka qenë prej kohësh i komentuar për një lidhje me modelen nga Shqipëria, Adrola Dushi.

Kjo pas pjesëmarrjes së kësaj të fundit në një nga klipet e artistit që bëri bujë të madhe në media e faqet rozë.

Megjithatë, raporti i tyre u komentua edhe nga vet protagonistët duke thënë se janë vetëm miq të mirë.

Capital T (Foto: Facebook)

Së fundmi është publikuar një imazh i dyshes në faqen zyrtare të reperit të bashkangjitur edhe me këngën “C’est la vie”.

Shumë nga fansat reaguan në hapësirën për komente duke i uruar fejesën me bukuroshen shqiptare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërsa për këtë nuk ka munguar edhe një reagim nga 29-vjeçari, duke u sugjeruar ndjekësve që ta urojnë kur të fejohet në të vërtetë.

Capital T (Foto: Facebook)

“Kur të fejohem në të vërtetë më bëni urime. Kjo fotografi u postua nga stafi im të cilët e menaxhojnë faqen time. Ju faleminderit”, kanë qenë fjalët e krijuesit të hitit “Kujtime”.

Adrola në anën tjetër po vazhdon të mbetet nënë beqare marrë parasysh që ka një djalë nga martesa e saj e mëparshme. /Telegrafi/