Modelja e Instagramit nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, ka thënë që ndjehet me fat që shpëtoi gjallë, pasi notoi me peshkaqenët në Bahama.
Katrina Zerutskie kishte dëgjuar se notimi me peshkaqenët është shumë i këndshëm, andaj kur pa një grup te tyre, nuk mendoi gjatë dhe u hodh që të përjetonte në këtë ndjenjë, transmeton Telegrafi.
Momenti që do duhej t’i linte 19-vjeçares vetëm kujtime të mirë, u kthye në makth kur një prej tyre e kafshoi dhe e tërhoqi brenda ujit të pastër si kristali.
“E kisha tërë bërrylin në gojën e tij, ndjeja dhëmbët që mi ngulte në mish”, ka thënë Zerutskie për media.
Adoleshentja që është studente e mjekësisë, ka qenë në pushime me familjen e të dashurit, ndërsa momenti dramatik u kam prej babait të tij.
Notimi saj me peshkaqenët u kritikua në masë të madhe, duke u konsideruar si rrezikim i jetës, vetëm për pak popullaritet. Në anën tjetër, ajo i ka hedhur poshtë, duke thënë se ishte një veprim i pa menduar mirë, por që nuk e bëri për famë. /Telegrafi/