Site icon Telegrafi

Ndizet Astiri, tensionohet situata në protestë

Protesta e banorëve të Astirit është tensionuar pasditen e së hënës.

Banorët kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës dhe gjithashtu kanë kërkuar dëmshpërblim 100% për banesat e tyre. Më pas, ata i kanë vënë zjarrin kazanëve të plehrave dhe janë konfrontuar me policinë.

Disa protestues çanë rrethimin e kantierit të kompanisë për ndërtimin e Unazës së Re dhe u shoqëruan në komisariat. Protesta e banorëve është në në ditën e saj të 16. Në mbështetje të protestës janë edhe deputetë të PD dhe LSI. /Top chanel/

Exit mobile version