Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, seksioni për trafikun e paligjshëm njofton se janë arrestuar dy shtetas kosovarë pasi të njëjtit kanë ndihmuar të një shtetas iranian të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.
Dy kosovarët banues në Gjakovë, do të përballen me akuzat “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga nenet 298/3 dhe 305/b të Kodit Penal.
Njoftimi i policisë
Ndihmojnë një shtetas iranian të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshëm, arrestohen dy shtetas kosovarë.
Si dhe procedohet në gjendje të lirë shtetasi iranian, për “ Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Specialistët e Sektorit për Krimet në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-A.H., 23 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë.
-R.P., 28 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 02.10.2018 u kapën duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror Shqipëri-Kosovë, shtetasit iranian S.F., 45 vjeç, banues në Kermanshah, Iran.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi iranian S.F., për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.
Veprat penale në ngarkim të shtetasve të arrestuar, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga nenet 298/3 dhe 305/b të Kodit Penal.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës./Telegrafi/