Telegrafi

Me ndihmën e këtyre përbërësve do ta hiqni yndyrën nga dollapët e kuzhinës për vetëm pak sekonda

(Foto: Pexels)

Kuzhina është një nga vendet që ndoten vazhdimisht në shtëpi. Lajmi i mirë është se me ndihmën e disa përbërësve, mund t’i hiqni shpejt yndyrat nga dollapët e kuzhinës tuaj.

Përzieni një filxhan ujë dhe një filxhan uthull alkooli në një enë qelqi. Shtoni pak detergjent për larjen e enëve dhe disa pika vaj esencial. Zhytni një leckë dhe përdoreni atë për t’i fshirë dollapët nga lart poshtë.

Lexo po ashtu Mënyra më e lehtë për të pastruar karriget e bardha plastike: Përziejeni këto produkte me ujë dhe hiqni papastërtitë

Nëse njollat në dollapët e kuzhinës hiqen me vështirësi, lëreni produktin të qëndrojë për disa minuta dhe më pas fshijeni. Nëse ende nuk keni pasur sukses, përsëriteni këtë proces disa herë.

Përveç kësaj, ju mund t’i hiqni yndyrat duke përdorur pastë dhëmbësh, sodë buke, ujë dhe një sfungjer.

Lexo po ashtu Herën tjetër kur të pastroni lavamanin, shtoni këtë përbërës dhe do të shkëlqejë sikur ishte i ri

Mos e hiqni yndyrën me lëvizje të vrazhda, pasi kjo mund t’i gërvishtë dollapët. /Telegrafi/

@carolina.mccauley

My foolproof method for cleaning greasy cabinets ⭐️🧽 #homehackswithcarolina #cleaninghacks #cleaningtips #kitchenhacks

♬ original sound – xxtristanxo