Telegrafi

A ndihet i neglizhuar apo inferior BimBima në raport me Mc Kreshën dhe Lyrical Son? (Video)

Bim Bimma ka qenë i ftuar në emisionin Elite Zone, ku mes tjerash është pyetur se a është ndier i neglizhuar nga Mc Kresha dhe Lyrical Son.

“Liderë PINT-at nuk kanë, PINT-at i kanë ata që e kanë formuar PINT-in dhe unë jam njëri prej tyre. Logoja vjen prej meje, shkurtesat vijnë prej meje”.

“Kështu që kurrë nuk e kam ndier veten inferior ndaj kurrkujt, e ke më prej njerëzve me të cilët punoj bashkë”, ka thënë reperi.