Site icon Telegrafi

Ndihen efektet e sanksioneve, fabrika ruse për prodhimin e tankeve pezullon punën

Ushtria ukrainase ka njoftuar se kompania që prodhon dhe riparon tanket ruse, ka pezulluar punën në fabrikën e saj në pjesën qendrore të Rusisë – pra në Chelyabinsk për shkak të mungesës së pjesëve të importuara.

Në një kumtesë të postuar në Facebook, gjenerali i forcave ajrore të Ukrainës, ka njoftuar se fabrika Uralvagonzavod ka pauzuar punën në fabrikë për shkak të mungesës së komponentëve që prodhohen jashtë Rusisë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Paralajmërimi i Bidenit: Putini është mbështetur për muri, mund të përdorë armët kimike dhe biologjike në Ukrainë

Nga Inteligjenca ukrainase është bërë e ditur se kjo fabrikë vazhdimisht përdor komponentë të Perëndimit për prodhimin dhe riparimin e tankeve. E sanksionet e vëna nga shumica e shteteve perëndimore, kanë filluar të kenë efekt në ekonominë rusë.

Në anën tjetër presidenti amerikan Joe Biden, ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin, është mbështetur për muri dhe se mund të përdorë armë kimike dhe biologjike në Ukrainë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version