Site icon Telegrafi

Ndeshjet dhe orari i xhiros së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, vëmendja te derbi i Anamoravës

Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e vlefshme për xhiron e 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku spikat ndeshja derbi mes Gjilanit dhe Dritës.

Xhiro e 17-të apo e parafundit e sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës, fillon me një ndeshje të premten dhe përfundon me dy takime të dielën.

Ndeshja e vetme e ditës së premte është ajo në mes të Dukagjinit dhe Ferizajt, e cilat pritet të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” në Klinë.

Të shtunën, Malisheva pret Suharekën në stadiumin Liman Gegaj, teksa Ballkani është nikoqir i Llapit në takimin që pritet të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Dita e diel është e rezervuar për derbin e Anamoravës, ku Gjilani në cilësinë e vendasit i pret rivalët e Dritës, teksa ndeshja tjetër pritet të zhvillohet në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, me Feronikelin ’74 që pret Prishtinën.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro janë paraparë të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Exit mobile version