Telegrafi

Ndeshje vendimtare në Superligë për t’i ikur barazhit, Feronikeli pret Vëllaznimin

Lufta për titull të kampionit në Superligën e Kosovës do të vendoset në xhiron e fundit mes Prishtinës dhe Dritës.

Sa i përket skuadrave që do të bien direkt nga elita e futbollit kosovar edhe ato tanimë janë mësuar.

Ka mbetur të mësohet se cila skuadër do të përfundojë në pozitën e nëntë për të luajtur ndeshje të barazhit.

Ndeshje vendimtare pritet të zhvillohet ditën e sotme në Drenas, ku Feronikeli pret Vëllaznimin nga Gjakova.

Pamje nga ndeshja e kaluar mes Feronikelit dhe Vëllaznimit (Foto: KF Feronikeli)

Aktualisht Feronikeli zë pozitën e shtatë në tabelë me 44 pikë të tubuara dhe dy pikë më shumë se Vëllaznimi.

Në rast fitoreje për vendasit do të thoshte se do t’i shpëtonin rënies në barazh, ndërsa Vëllaznimi edhe me fitore nuk do ta kishte të sigurt ikjen nga pozita e nëntë pasi do të duhej të fitonin edhe ndeshjen e fundit.

Ndeshje tjetër shumë e rëndësishme pritet të luhet në Gjilan, mes Gjilanit dhe Drenicës.

Gjilani me fitore do ta siguronte rënien nga elita e futbollit kosovar dhe do t’i linte mbrapa dy skuadrat Drenicën dhe Lirinë. /Telegrafi/