Java e fundit në elitën e futbollit kosovar ka rezervuar disa ndeshje shumë interesante.
Derisa Drita dhe Ballkani luajnë për Evropën, skuadrat tjera kërkojnë t’iu shmangën rënies nga elita e futbollit tonë.
Feronikeli, Trepça ’89, Arbëria dhe Llapi ende nuk e kanë siguruar matematikisht qëndrimin në Superligë.
Llapi pret Feronikelin ku synon të mos humbas për ta siguruar matematikisht mbijetesën, derisa skuadra nga Drenasi kërkon fitore.
Interesant pritet të jetë edhe në ‘Riza Lushta’, ku Trepça ’89 synon ta mposhtë Drenicën për t’i marrë tri pikët e mbijetesës.
Kuqezinjtë nga ana tjetër janë të qetë dhe nuk mund të bien nga elita.
Ndeshja tjetër pa presion do të luhet në Brestovik të Pejës, ku Besa tanimë e rënë nga liga pret Gjilanin pa objektiva.
Formacionet zyrtare:
Trepça ‘89: Hyseni, Pllana, Berisha, Avdyli, Ard.Muja, Jashari, Nimani, Memaj, Shala, Darwish, Arb. Muja
Drenica: Hasi, Veliqi, Ulluri, Bejta, Shaqe, Mustafa, Dervishaj, Jashari, Cikani, Tahiri, Zabergja
Llapi: Coric, Idrizi, Prençi, Emini, Peposhi, Shabani, Zeqiri, Ar.Ramadani, Januzi, Selmani, Veliu.
Feronikeli: Avdyli, Dabiqaj, Lladrovci, Thaqi, Malaj, Bojku, Da Silva, Maliqi, Islami, Balde, Hoxha.
Besa: Nreca, Ajdini, Salihu, Morina, Beseni, Tahiri, Sheqerolli, Haxhiu, H’Meimar, Bilal, M’Bracek.
Gjilani: Bllaca, Rapa, Halili, Kastrati, Dautaj, Hajdari, Govori, Dallku, Kqiku, Useini, Kelmendi.
/Telegrafi/