Site icon Telegrafi

Ndeshja kishte përfunduar, por Alexander-Arnold nuk i ndali krosimet për shokët e tij

Trent Alexander-Arnold ka kaluar nëpër një sezon fantastik, duke qenë në mesin e lojtarëve të Liverpoolit që i vështirësuan punët Manchester Cityt për ta fituar titullin e Ligës Premier.

Ben Smith nga BBC, ka postuar një fotografi në Twitter të 20-vjeçarit, i cili pas ndeshjes me Wolverhampton Wanderers, ende po krosonte për shokët e tij.

“Trent Alexander-Arnold është ende në fushë duke luajtur, aktualisht po kroson për shokët e tij, çfarë njeriu”, ka shkruar Smith në llogarinë e tij.

Trent ishte votuar në një anketë të BBC si mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë për këtë sezon, edhe pse Liverpooli nuk arriti ta fitonte titullin e Ligës Premier.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liverpool

‘The Reds’ fituan 2-0 ndaj Wolves, ndërsa Jurgen Klopp i ka lartësuar lojtarët e tij për paraqitjet brilante që kanë bërë gjatë sezonit të ligës angleze. /Telegrafi/

Exit mobile version